Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do të luhet të mërkurën më 04 nëntor 2024 me fillim në ora 17.00 në Stadiumin ,,Fadil Vokrri,, në Prishtinë. Këto dy ekipet janë përballur disa ditë më parë dhe Drita ka dalë fituese me rezultat bindës 3:0.
Ndeshja e xhiros së dytë ndërmjet Prishtinës dhe Dritës që është dashur të zhvillohej në muajin gusht ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në kuadër të Europa Conference League.
Për momentin, Drita zë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 22 pikë të fituara, pas Ballkanit dhe Malishevës, që kanë nga 23 pikë, por të cilat kanë nga dy ndeshje më shumë të zhvilluara, ndërkohë që Prishtina radhitet e katërta me 19 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./kryelajmi.com/.