ARSIMI

Nxënësit e Velekincës, vizitojnë Preshevën

Nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë bashkë me drejtorin e shkollës Zaim Zymeri dhe një pjesë të stafit, vizituan Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
“Përveç karakterit edukativ dhe arsimor, kjo vizitë kishte edhe karakter vëllazëror. Andaj, me bindje themi se, kjo vizitë, mbartë në vete një rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson forcën e ndërgjegjësimit dhe motivimit, për të ruajtur rrënjët e trashëgimisë së përbashkët dhe lidhjen e pandashme, me Luginën”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Sipas njoftimit, për ta bërë sa më madhështore këtë vizitë, u organizuan edhe lojëra sportive midis nxënësve, si në; volejboll dhe basketboll. Me qëllim, për të kontribuar në zhvillim të një ambienti të hapur për të gjithë dhe për promovimin e sportit si një mundësi për të eliminuar dallimet e çdo lloji dhe për të inkurajuar përfshirjen sociale.
“Falënderojnë OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, dhe koordinatorin e saj, Shkëlzen Limanin bashkë me stafin e OJQ-së, për organizimin e këtij aktiviteti, dinjitoz dhe shumë përmbajtësor, si dhe drejtoreshën e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” Fitore Sahiti bashkë me mësimdhënësit, për pritjën, respektin dhe për hapësirën e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe mundësinë e dhënë, për t’u njohur më mirë dhe për të diskutuar për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Nga kjo shkollë gjithashtu, falënderojnë dhe shprehin mirënjohje edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në kuadër të Diplomacisë Publike, për mbështetjen e këtij aktiviteti.
“Të vendosur, të bëjmë më të mirën për nxënësit dhe shkollën”, thonë nga shkolla“Mulla Idris Gjilani” në Velekincë.
Edhe nga Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, njoftojnë se mirëpritën ekipin e shkollës fillore “Mulla Idris Gjilani” nga Velekinca e Komunës sē Gjilanit.
Në kuadër të këtij takimi u zhvillua nga një lojë miqësore në basketboll dhe volejboll mes nxënësve të shkollës sonë dhe atyre të shkollës “Mulla Idriz Gjilani”.
“Ky aktivitet shërbeu për të promovuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë mes nxënësve, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe respektit reciprok”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre takimi u mundësua falë përkrahjes së Drejtorisë për Inkluzion, financuar nga Qeveria e Kosovës.
Ishte një nismë e mbarë dhe e rëndësishme që synojmë ta thellojmë edhe në fusha të tjera edukative.
Nga kjo shkollē shprehin falënderime për ekipin e Inkluzionit dhe drejtorin e shkollës “Mulla Idris Gjilani” për bashkëpunimin e tyre.
Në fund të aktivitetit, Drejtoria për Inkluzion ndau mirënjohje për drejtorin e shkollës “Mulla Idriz Gjilani “ z. Zaimin, si dhe për shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi”,si shenjë falenderimi e mirënjohjeje për bashkëpunimin.
Një falënderim i veçantë i takon drejtorit të shkollës “Mulla Idriz Gjilani , i cili dhuroi shkollës tonë një libër mbi biografinë dhe kontributin e Mulla Idriz Gjilanit.
Takimi u mbyll me një drekë të përbashkët për nxënësit dhe mysafirët, duke shpresuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

You Might Also Like