Muzikë

Arta Haziri-Nuhiu pjesë e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor në Itali

Drejtoresha e Festivalit “Rising Star”, Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, do të jetë pjesë në një Festival Ndërkombëtar Muzikor, i cili do ta mbahet në Itali “Salerno”-Napoli.
Haziri-Nuhiu do të jetë në cilësinë e jurisë, derisa për Telegrafin ajo thotë se roli i saj është të vlerësoj performancat muzikore të pjesëmarrëse në përputhje me kriteret e përcaktuara për kompeticionin.
Ky proces i vlerësimit, sipas drejtoreshës, përfshinë një analizë të aspekteve të ndryshme të performancës.
“Ky proces vlerësimi mund të përfshijë një analizë të aspekteve të ndryshme të performancës, si teknika, interpretimi artistik, orkestrimet, kompozimi, inovacioni, dhe ndikimi emocional i çdo përshkrimi muzikor”, ka thënë ajo.
Ajo tutje thekson se për të realizuar këtë, duhet pasur parasysh një gamë të gjerë kriteresh.
Fillimisht, Haziri-Nuhiu e përmend teknikën dhe aftësinë muzikore, pastaj kreativitetin dhe origjinalitetin, koherencën dhe harmonizimin.
Ndërsa, sipas saj, jo më pak e rëndësishme është edhe emocionaliteti dhe ndikimi i performancës në audiencë.
“Si artistët arrijnë të lidhen me audiencën dhe të krijojnë një përvojë të paharrueshme. Si anëtar i jurisë, do të merrni pjesë në diskutime dhe do të bashkëpunoni me kolegët për të arritur një vendim të drejtë dhe objektiv, duke u siguruar që çdo pjesëmarrës të vlerësohet në mënyrë të barabartë dhe të merituar”, ka shtuar tutje ajo.
Si përfundim, ajo thekson se roli kryesor është të ruajnë paanësinë dhe të marrim parasysh diversitetin e kulturave muzikore dhe stileve të ndryshme që mund të paraqiten gjatë festivalit.
“Ky angazhim kërkon një njohuri të thellë të muzikës, si dhe aftësinë për të dhënë gjykime të arsyeshme dhe të ndershme që pasqyrojnë shpirtin e festivalit dhe vlerat e tij”, përfundoi ajo.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Të gjitha reagimet:

LUMI PRESS 06

You Might Also Like