Gjilan

Haziri mirëpret thirrjen e dytë të programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka prezantuar thirrjen e dytë të programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar 2014-2020  me Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Dardan Sejdiu, ka prezantuar thirrjen para të pranishmëve, duke dhënë detaje teknike me mundësitë e aplikimit.

Kryetari Lutfi Haziri e ka mirëpritur këtë thirrje për Bashkëpunim Ndërkufitar me Maqedoninë.

“Ne jemi të interesuar që të aplikojmë në këtë program dhe mendoj që tani pas përfundimit të projektit të parë kemi përfituar një përvojë të mirë me Maqedoninë dhe bashkëpunimin e mirë me Zyrën e BE-së në Prishtinë. Ky program do të ndikoj shumë në zhvilimin ekonomik dhe do të krijoj mundësi të mira punësimi për banorët e zonave ku implementohet ky projekt”, tha Haziri.

Ai i ka bërë thirrje zyrës së BE-së që të krijoj infrastrukturën e duhur për hapjen e pikës kufitare në Stanqiq, pasi ka përfunduar ndërtimi i rrugëve në të dy anët e kufirit.

Haziri ka falënderuar për prezencën kryetarin e Komunës Kriva Pallanka, Arsencho Aleksovski dhe bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e dhënë në kuadër të mikroregjionit, në të cilin marrin pjesë 17 komuna.

You Might Also Like