Gjilan

Gjilani promovon projektin Smart City – i pari në rajon

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka promovuar sot projektin e radhës inovativ “Gjilani Smart City”, të parin në rajon të kësaj natyre, i cili u krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë.

“Gjilani tash po kalon në hapin e gjashtë të programeve që e çon drejt qytetit Smart City, apo qytetit të menqur, duke aplikuar forma të shërbimeve online dhe në kohë rekorde. Epiteti Smart City neve na bënë nderë për shkak se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës është shfrytëzues i teknologjisë informative. Përmes këtij shëbimi, është avacuar jashtëzakonisht shumë roli i qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

“Edhe kësaj here Gjilani prin në këto procese dhe neve na bënë edhe më të përgjegjshëm dhe më reagues ndaj kërkesave të qytetarëve, duke përfshirë edhe denoncime, lajmërime, njoftime dhe parandalime eventuale që mund të shkojnë në siguri, arsim e shëndetësi. Besojmë që kjo e premte e madhe e Gjilanit dhe ky program do të jetë shembull jashtëzakonisht i mirë për Komunën tonë dhe qytetarët”, ka shtuar Haziri.

Drejtori i Administratës, Nazim Gagica, ka njoftuar se ky është projekti i gjashtë që po realizohet, pas Home-Komuna dhe E-kiosqet, për të vazhduar me One Stop Shop, Telework dhe Regjistrin Online të Procedurave Adminsitrative.

“Ky është projekti inovativ, i cili po impelentohet për herë të parë në rajon. Projekti krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin e komunës së Gjilanit, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë. Kjo ka të bëjë me shërbimet komunale në fushën e ekonimisë, arsimit, sigurisë dhe shëndetësisë. Të gjitha të dhënat, qytetari i Gjilanit i ka në xhepin e tij dhe do të raportoj direkt menaxhmentin e lartë të Komunës për ankesat e kërkesat e mundshme dhe natyrisht këto do të shkojnë direkt edhe te kryetari i Komunës”, ka thënë Gagica.

Në promovimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Divizionit për Transparencë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Nazmije Krasniqi, e cila e ka përgëzuar Komunën e Gjilanit, duke shfaqur shpresën se edhe komunat tjera do ta bëjnë një gjë të tillë.

“E falënderoj kryetarin Haziri që e ka realizuar një projekt të tillë dhe besoj që edhe komunat tjera do ta kenë këtë mundësi. Ne e monitorojmë transparencën nëpër komuna rregullsht dhe sipas raportit të fundit të MAPL-së, Komuna e Gjilanit ka dalë ndër komunat e para për transparence në nivel vendi”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Komuna e Gjilanit është në fazën e implementimit të kamerave nëpër vendet publike në qytet dhe përmes Smart City, qytetarët mund t’i shohin direkt pamjet ne secilën pjesë të qytetit.

Aplikacioni është shfaqur në android dhe së shpejti pritet të shfaqet edhe në app store. Qytetarët e mund t’i qasen këtij shërbimi duke shënuar www.gjilani-smartcity.com, e cila është publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës. Projektin do ta implementoj Zyra për Informim Publik.

You Might Also Like