Gjilan

Hyseni: Objekti i ri i Stacionit të Autobusëve do të jetë qendër moderne dhe funksionale

Ka nisur rrënimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, për tu ndërtuar godina e re, ku dhe është vënë gurthemeli.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se nga renderat në prezantim, nga prezantimi në punim dhe nga punimi shumë shpejt në përfundim.

“Kemi nisur punimet për projektin e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, një investim prej 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët tanë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit tha se zotimet po bëhen realitet. Nga 7 projektet e prezantuara, 4 tashmë janë në fazën e punimeve.

“Angazhimi ynë mbetet i qartë: përmbushja e të gjitha premtimeve dhe realizimi i projekteve që sjellin zhvillim për Gjilanin dhe qytetarët tone”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se objekti i vjetër do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për udhtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, ku do të kenë kushte e shërbime cilësore”, tha Hyseni.

Sipas tij ky projekt madhor, do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetin  e Gjilanit.

You Might Also Like