Futboll

Kosova U17 triumfon ndaj Moldavisë, Morina i kënaqur me paraqitjen e ekipit

Kombëtarja e Kosovës U17 ka regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e dytë të Grupit B4, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2025. Pasi barazuan pa gola në takimin hapës kundër Andorrës, dardanët e rinj arritën të mposhtin Moldavinë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rin Ahmeti në minutën e 41-të, pas një aksioni të mirë të ndërtuar nga Kosova. Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina dominoi në pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar disa mundësi shënimi, por pa arritur t’i konkretizojë të gjitha. Edhe Moldavia pati një rast të rrezikshëm, por pa sukses për të gjetur rrjetën.

Pas ndeshjes, trajneri Arbnor Morina u shpreh i kënaqur me përkushtimin dhe angazhimin e lojtarëve. “Ishte një ndeshje ku treguam iniciativë dhe dominim në fushë. Djemtë dhanë maksimumin dhe, ndryshe nga ndeshja e parë, këtë herë arritëm ta konkretizojmë një rast dhe ta marrim fitoren. Kishim edhe disa mundësi të tjera, por mungoi saktësia para portës. Gjithsesi, jam i kënaqur me angazhimin e ekipit,” deklaroi Morina.

Kosova U17 do të përballet me Qipron në sfidën e fundit të kësaj faze, më 13 mars,

You Might Also Like