Futboll

Roganoviq: Ky është momenti i duhur për të shënuar fitore

Marko Roganovic është shfaqur në konferencën për shtyp para mediave në prag të sfidës kampionale ndaj Malishevës, të cilën “kuqebardhët” e luajnë në udhëtim.

Mbrojtësi i qendrës vlerësoi kundërshtarin e së mërkurës, ndërkohë që shprehur optimizimin për paraqitjen e të tijëve.

“Malisheva është një skuadër e mirë dhe njëherit ndër konkurentët kryesor për zonën evropiane. Ne jemi të motivuar të luftojmë për këtë zonë dhe të vazhdojmë ecurinë e ndeshjeve dhe rezultateve pozitive. Jemi të fokusuar në planin tonë se si t’i ndalojmë ata, si ti sulmojmë, natyrisht edhe për ta fituar ndeshjen”.

“Ne kemi pesë ndeshja pa shënuar fitore ndaj Malishevës dhe besojmë që ky është momenti i duhur. Jemi në momentumin tonë dhe duam ta shfrytëzojmë”.


Roganovic deklaroi gjithashtu se ekipi duhet ta shfrytëzojë momentumin dhe atmosferën e mirë për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive.

“Gjithmonë jam optimist dhe nëse nuk jam optimist nuk mund të luaj. Pas këtyre rezultateve pozitive atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pres që të njejtën ta reflektojmë edhe nesër në lojë”.

Dueli ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të mërkurën më 12 mars në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës me fillim nga ora 14:00.

You Might Also Like