Futboll

Sallah Sherifi, trajneri shpëtimtar i Vllaznisë së Pozharanit

E kishte bërë historinë kur Vllazninë për herë të parë në historikun e saj e kishte futur në Superligën e Kosovës në Futboll. E tashti, kur ky ekip ishte në pozitën më të vështirë të tij, Sallah Sherifi sërish mori drejtimin e ekipit pozharanas, kësaj radhe për t’a shpëtuar nga rënia prej Ligës së Dytë dhe punët kanë nisur të ecin mbarë, ngase për momentin ekipi i Vllaznisë është jashtë zonës së rrezikshme, por ka ende punë për t’u bërë e për këtë është i vetëdijeëshëm edhe vet kryetrajneri Sallah Sherifi, i cili po vazhdon punën në qetësi, pa bujë të madhe me të vetmin qëllim që sivjet të arrihet objektivi e më pas synohen arritje të tjera.

Këtë të dielë KF Vllaznia ka shënuar fitore në Kaanik në Stadiumin “Besnik Begunca” me rezultat 1:2 për klubin  Vllaznia. Golat u shënuan nga Selim Halabaku dhe Leart Shkodra e  kjo është fitorja e 3-të në 4 ndeshjet e fundit për Vllazninë e Pozharanit, e cila po ec mbarë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like