Gjilan

Riad Rashiti: PDK sot deponoi në Prokurorinë Themelore kallëzimin penal ndaj kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni

PDK sot deponoi në Prokurorinë Themelore kallëzimin penal ndaj kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni

Bazuar në raportin zyrtar financiar të komunës dhe në raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, keqpërdorime financiare dhe abuzime me paranë publike të qytetarëve të Gjilanit.

Janë mbi 1.1 milion euro që u shpenzuan nga buxheti komunal gjatë vitit të kaluar për 400 kontrata për punësime të jashtëligjshme që janë bërë drejtëpërdrejtë nga kryetari z.Hyseni pa asnjë procedurë të rregullt dhe pakurfarë konkursi publik.

Në raportin e punës së tij kryetari i komunës ka deklaruar se i ka bërë 354 kontrata në vepër për punësime në administratën komunale dhe 46 punësime tjera në QKMF përmes tenderit dhe kontratës me operatorin ekonomik “KOSOVAMED”. Pra janë 400 punësime të jashtëligjshme që i kanë shkaktuar dëmë prej 1.1 milion euro buxheti komunal.

Ndërsa në anën tjetër i njejti kryetar komune nuk ka vazhduar subvencionimin e pjesëshëm të e kontratave të punës për personat me aftësi të komunës, të cilët kanë qenë të punësuar tek bizneset private. Ky projekt ishte propozuar nga PDK dhe që ishte miratuar në Kuvendin Komunal Gjilan. Arsye e ndërprerjes së këtij subvencionimi ka ndodhë përshkak se OJQ-të kishin organizuar dhe mbajtur protesta para komunës së Gjilanit, përshkak mos pagesave me kohë të OJQ-ve për personat me aftësi të kufizuara.

Ky është vetëm njëri nga rastet e abuzimeve të mëdha financiare për të cilin Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan sot e ka deponuar në Prokurorinë Themelore, e së shpejti do të deponojmë edhe rastet tjera të keqpërdorimeve me tenderë dhe projekte tjera kapitale.

Komuna e Gjilanit është në gjendje të jashtëzakonshme buxhetore nga viti 2023 dhe këtë gjendje më së miri e dëshmojnë mbi 7 milion euro që u paguan nga buxheti komunal gjatë vitit 2024 për ekzekutimin e vendime të gjykatave, që palët e ndryshme e kanë paditur komunën për obligime të ndryshme që nuk janë paguar ne kohë, si pasojë e planifikimit dhe menaxhimit të keq të kësaj qeverisje komunale.

You Might Also Like