Gjilan

Kryetari Alban Hyseni priti  në takim delegacionin britanik

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,  bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, pritën në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe Cllr Helen Hayden nga organizata “City Leaders.

Në takim u bisedua lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë.

I pari i komunës, tregoi se sot në Gjilan kishim nderin të mirëpresim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti Alex Sobel dhe Cllr Helen Hayden nga organizata “City Leaders”.

Më tej ai theksoi se gjatë këtij takimi shkëmbyen ide dhe diskutuan mbi zhvillimet aktuale në vendin tonë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryetari Alban Hyseni, tha se patën gjithashtu rastin t’i prezantojnë potencialet që ofron Komuna e Gjilanit, për investime dhe projekte të përbashkëta që mund të sjellin përfitime të ndërsjella.

“Jam thellësisht mirënjohës për këtë vizitë dhe për afërsinë që Mbretëria e Bashkuar, vazhdon ta tregojë ndaj Kosovës. Miqësia dhe përkrahja e tyre e sinqertë është një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen tonë”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hysen

You Might Also Like