Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës kampionale ndaj Dritës në fundjavë.
Atmosfera dhe disponimi i futbollistëve ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm, derisa është mbajtur edhe sesioni i fundit stërvitor.
Pjesë e grupit kanë qenë gjithë futbollistët dhe ekipi do jetë i kompletuar si asnjëherë më parë këtë edicion garash.
Për këtë sfidë është rikthyer edhe Edi Basa, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit të kartonëve.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të shtunen me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.