Ka vazhduar dëgjimi publik me banorë të lagjes “Tregu i gjelbër” në Gjilan në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt!, në shkollën “Thimi Mitko”.
Në këtë diskutim ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi.
Banorët e kësaj pjese kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:
1. Drunj dekorativ.
2. Shportat për mbeturina.
3. Këndi i lodrave për fëmijë.
Më 27 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes.
Lagjja jote, vendimi yt!