Viti

Përkujtohen dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, sot në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Ndërkaq pjesë e homazheve ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, mekanizmave të tjerë si dhe qytetarë.
Po ashtu sot në nderim të dëshmorit Bafti Haxhiu, emrin e së cilit e mbanë një shkollë fillore në qytetin e Vitisë, u mbajt edhe një manifestim. Në këtë aktivitet ku u shfaq një program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle. Gjithashtu morën pjesë, familjarë të heroit, përfaqësues të institucioneve komunale dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së. Në emër të komunës një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari I komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit.Aziz Zuka

You Might Also Like