Mbahet seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit – 15 qershori
Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të shënimit të 15 qershorit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.
Në sallën e kuvendit, u mbajt seanca solemne për nder të Ditës së Çlirimit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, vazhduam me seancën solemne ku u nderuan disa personalitete për punën, kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite.
U nderuan: Sabit Uka (post mortum) – për kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën për liri.
Dr. Arben Bislimi – për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të qytetarëve
Aqif Uka – për kontributin dhe sakrificën për liri në rrugën drejt pavarësisë
Gani Shaqiri – për kontributin në çlirimin e atdheut
Rexhep Elmazi (post mortum) – një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të kombit tonë
“Me mirënjohje të thellë, nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë”, tha kryetari Hyseni.