Në mesin e shumë garuesve nga Kosova dhe jashtë saj ka marrë pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili ka vrapuar në distancën 10 kilometra në Gjysmëmaratonën e Gjilanit.

Ai me plot sukses ka kryer misionin e tij dhe per këtë është shprehur i lumtur. Siç ka theksuar Isufi, ai vazhdimisht merret me ushtrime dhe është në formë të mirë. Siç ka thënë ai, ai bashkë me kolegë të tij rregullisht merret me hiking, duke kaluar kilometra të tërë duke u ngjitur nëpër malet e Kosovës.
Ai kishte nderin që të nderojë me medalje fituesë të Gjysmëmaratonën e Gjilanit.
/kryelajmi.com/.






