Futboll

Përparim Livoreka është trajner i ri i Vllaznisë së Pozheranit

Postim i KF Vllaznia

Me knaqësi të madhe ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin 𝐏𝐄𝐑𝐏𝐑𝐀𝐑𝐈𝐌 𝐋𝐈𝐕𝐎𝐑𝐄𝐊𝐀 për të udhëhequr skuadrën në sezonin e ri!

𝐋𝐈𝐕𝐎𝐑𝐄𝐊𝐀 vjen me një përvojë të pasur në futbollin vendor si një nga futbollistët më të mirë në Kosovë gjatë karrierës së tij. Pas përfundimit të karrieres si futbollist ai vazhdoi rrugën e tij si trajner. Ai së fundmi ishte zv. trajner në klubin futbollistik Vjosa.

Ne besojmë se nën drejtimin e tij skuadra jonë do të zhvillohet më tej dhe do të luftojë për objektivat tona me përkushtim dhe pasion.

Kryesia e klubit e priti me ngrohtësi trajnerin e ri ku i ofrojë mirëseardhje në familjen e KF Vllaznisë!

#KFV #FFK

You Might Also Like