Takim i përbashkët me OSBE-në dhe përfaqësues institucionalë e shoqërorë
Sot, në emër të Komunës së Gjilanit, pata nderin të jem pjesë e një tryeze të rëndësishme ku u diskutua dhuna ndaj grave në politikë dhe jetën publike – një sfidë që prek themelin e demokracisë.
Bashkë me pjesëmarrësit, nënshkruam Deklaratën kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, si shenjë përkushtimi për veprim konkret dhe institucional.
Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të drejtë të grave. Kemi vendosur ta luftojmë çdo formë të përjashtimit dhe dhunës me hapa të qartë dhe qëndrime të palëkundura.
Faleminderit OSBE-së për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!
Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e Gjilanit.