Gjilan, 01 tetor 2026
Më datën 01.10.2026 Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore, ka realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuari mashkull kosovar në fshatin Kabash të komunës së Vitisë.
Kontrolli është realizuar nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë e gjatë automatike e llojit AK 47, dy (2) karikator të armës AK 47 më dyzet e shtatë (47) fishekë të kalibrit 7.62x39mm, një (1) palë dylbi, dyzet e një (41) copë fishekë të kalibrit 9×19 mm, njëzet e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, tre (3) boksa metali, një (1) palë pranga, një (1) çelës për pranga dhe një (1) brisk dhe tre (3) fishekë të kalibrit 7.65×17 mm.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.





