Viti

U nderuan hernonjtë Gursel dhe Bajram Sylejmani

Në 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gursel dhe Bajram Sylejmani, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka prirë homazheve në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Homazhe u bënë para busteve të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, të vendosura para Shtëpisë së Kulturës në Viti, e cila mban emrin e dy vëllezërve dëshmorë.

Në nderim të tyre homazhe bënë udhëheqës komunalë, përfaqësues të institucioneve të tjera, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familje të dëshmorëve, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe qytetarë të shumtë.

Homazhet vazhduan edhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në vendlindjen e tyre, në Sadovinë të Jerlive, ku u nderua kujtimi për dy vëllezërit që ranë më 28 shtator 1998.

Të pranishmit vlerësuan lart sakrificën e Gursel dhe Bajram Sylejmanit, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët dhe veprën e tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së brezave. Aziz Zuka

You Might Also Like