Ekipi grek Olimpiakos është shfaqur kundërshtar shumë i fortë për KV Dritën e Gjilanit, ngase ka mposhtur vashat tona me rezultat të pastër 3:0 në sete.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të BVA Balkan Cup, që sivjet po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Është kjo ndeshja e dytë e KV Drita, kurse ndeshjen e parë vashat tona e kishin fituar ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, ekipit Nakovski Volley me rezultat 3–1.
KV Drita më së tepërmi rezistencë i bëri ekipit grek në setin e tretë, kurse rezultati nëpër sete ishte 25:18 | 25:14 | 25:20
Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi e pranojnë dhe janë të vetëdijëshme se ato u ndaën përballë një kundërshtari të nivelit të lartë evropian.
Edhe nesër KV Drita do të ketë një përballje të vështirë, ngase përpara vetit do të kenë ekipin bullgar CSKA Sofje. /kryelajmi.com/.





