Futboll

Edhe një Thaq te Gjilani

Që nga e hëna e ardhshme, SC Gjilani do t’i ketë dy lojtarë me mbiemrin Thaqi në radhët e veta, ngase pos Armend Thaqit, nga e hëna pjesë e Gjilanit do të jetë edhe Astrit Thaqi, ish-lojtar i Dritës, Ballkanit e skuadrave të tjera.

Lajmi për angazhimin e Astrit Thaqi është konfirmuar nga zyrtarë të SC Gjilani, ekip ky që gati ka ndërruar tërë repartin e mbrojtjes, pozitë në të cilën kishte çaluar në stinorin e kaluar, ngase me gjithë se kishin shënuar shumë gola, Gjilani e kishte edhe mbrojtjen që pranoi gola së tepërmi.

Astrit Thaqi, që në karrierën e tij u shqua si lojtarë tek Ballkani e Drita, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por edhe si mbrojtës qendrorë dhe me ardhjen e tij në ekipin kuq e bardhë do të shtohet konkurrenca në repartin defanziv, ku kanë ardhur disa emra të rinj në këtë verë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like