Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Nesër, hapet një kapitull i ri i dijes 
, i mundësive 
dhe i ëndrrave për gjeneratat tona të reja.
Shkolla është vendi ku ndërtohet e ardhmja, ku formohen personalitetet dhe ku përgatiten udhëheqësit e nesërm në çdo fushë.
Mësuesit tanë të nderuar, faleminderit për sakrificën dhe rolin tuaj të pazëvendësueshëm në edukimin e fëmijëve tanë.
Le të jetë ky vit shkollor një udhëtim i bukur drejt njohurive të reja, vlerave dhe arritjeve më të mëdha 
!
Arbër Ismajli
		
		
	




