Në takim me afaristin e suksesshëm të Gjilanit, z.Ismet Sylejmani, diskutuam për sfidat, vështirësitë dhe mundësitë që kanë bizneset e Gjilanit për të rritur kapacitetet prodhuese dhe për t’u zgjeruar drejt tregjeve të eksportit.
Bizneset e Gjilanit kanë qenë gjithmonë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, përmes krijimit të vendeve të punës, kontributit humanitar dhe pagesës së tatimeve për buxhetin e shtetit dhe të komunës.
Jemi mirënjohës dhe falënderues për veprimtarinë e z.Ismet Sylejmani, si në kontributin për lirinë e vendit tonë, ashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës e Kosovës.
Në qeverisjen tonë, bizneset do të kenë përkrahje të parezervë nga lehtësimi i procedurave administrative, investimet në infrastrukturën e nevojshme, e deri te krijimi i një klime të favorshme për investime të reja në Gjilan.
Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën frytdhënëse, z.Ismet Sylejmani.