Fatos Ramadani, kandidat i LDK-së për ulëse në Asamblenë Komunale të Gjilanit, rininë e tij ia ka kushtuar sportit, me theks të veçantë futbollit, andaj tashti kur i është rrekur edhe politikës, thotë se në Asamblenë Komunale të Gjilanit do të jetë një zë i fortë për sportin, ngase siç thekson Ramadani do të angazhohet që sportin e sidomos futbollin t’a mbajë në agjendat e politikave komunale.
Me Fatos Ramadanin në Asamble, asnjëherë nuk do të heshtet për Palestrën e Sporteve e Stadiumin e Qytetit, ai do të ndikojë që të ketë investime në infrastrukturën sportive, do t’ë angazhohet që të mbështeten klubet e qytetit e të fshatrave, më tepër hapësira për të rinjtë, zhvillim të sportit shkollor e angazhime të tjera.
Fatos Ramadani, duke qenë edhe vetë i angazhuar në udhëheqje të klubeve është një njohës i mirë i sfidave me të cilat përballen sportistët, trajnerët dhe të rinjtë që kanë pasion futbollin. Ai nuk premton mrekulli, por angazhim të ndershëm dhe punë të palodhur për ta bërë komunën tonë një model të zhvillimit sportiv në nivel lokal.
Voto për Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit
Voto Listën Zgjedhore të LDK-së, Fatos Ramadanin me numër 20, për një të ardhme ku sporti zë vendin që meriton!