Futboll

Zekirija Ramadani: Arritëm shumë, por kërkojmë edhe suksese të tjera

“Për të arritur rezultat duhet të bësh futboll të mirë. E dimë se çfarë kemi bërë për të arritur deri këtu. Nuk është punë e lehtë, është e vështirë dhe një motiv shtesë për ne, pasi jemi për herë të parë në këtë fazë po ashtu edhe kundërshtari. E di që kjo është një arritje historike për skuadrën tonë, por e di se mundemi, duhet dhe e kemi obligim moral e profesional që mos të jemi të kënaqur, por të kërkojmë suksese tjera. Hapi i parë për të arritur suksese tjera është që ta nisim me fitore. Do të jetë ndeshje e vështirë, kemi përballë një kundërshtar të mirë, por ky është motivi jonë kryesor”.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi të dy ekipet jemi debutues dhe të dy ekipet e duam fitoren. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë me më pak lojtarë, pasi e rëndësishme është të mos pranojmë gol. Në Superligë kemi pranuar gola dhe kjo na ka shqetësuar. Sot futbolli nuk është sport që fiton gjithmonë më i miri, është edhe fati në pyetje. Kemi respekt për çdo kundërshtar derisa fillon ndeshja, pastaj kur fillon, nuk kemi aspak respekt, duam ta mposhtim, shkelim dhe fitojmë. Posedimi i topit duhet të jetë arma jonë”.
🎙️Zekirija Ramadani në konferencë për media para sfidës KuPS – Drita

You Might Also Like