ARSIMI

Shkollat nga Gjilani, Presheva e Kumanova thellojnë bashkëpunimin

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një turne vëllazëror i volejbollit në të cilin kanë marrë pjesë shkollat fillore shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Takimet e tilla janë bërë tradicionale dhe që kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të shkollave shqipe në trekëndëshin kufitar.

Mysafirët nga këto shkolla janë pritur edhe në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan dhe kanë ngrënë një drekë të përbashkët në Konviktin e Nxënësve dhe të Studentëve në Gjilan.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe u ka uruar suksese.

Shkollat përfaqësuese në këtë turne ishin: Shkolla Fillore “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva, Shkolla Fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Shkolla e Mesme Fillore e Ultë “Mulla Idriz Gjilani” nga Velekinca e Gjilanit.

Në këto gara më të mirat dolën nxënëset e shkollës nga Presheva, e cila në ndeshjen e parë mposhti bashkëmoshatarët e tyre nga Gjilani e më pas edhe ato nga Presheva, në ndeshjet e luajtura me nga një set./kryelajmi.com/

You Might Also Like