Ish-Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Michel Calmy Rey, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Vitisë. Ajo fillimishtë është pritur nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në orët e pasdites znj. Calmy-Rey ka vizituar komunën e Vitisë, ku është nderuar nga institucionet komunale me titullin “Qytetare Nderi e Vitisw”. Po ashtu ajo ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës në sheshin që tani e tutje do të bartë emrin e saj.
Ish Presidentja e Konfederatës Helëetiane u shpall Qytetare Nderi e Vitisë. Ky titull iu dha sot gjatë një seance solemne nga Kuvendi i Komunës së Vitisë, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin e dhënë për Vitinë, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se ky titull asaj i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës dhe populli të saj në proceset e rëndësishme të vendit.
Pas shpalljes së qytetare nderi, Calmy Rey, ju drejtua të pranishmëve. Ish-Presidentja, tha se ndjehet e privilegjuar tej mase për nderin që i ka bërë sot qyteti i Vitisë dhe qytetarwt e saj. Ish presidentja dhe ish kryediplomatja shumëvjeçare e Zvicrës, u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë e që pati rastin të vizitojë qytetinë e Vitisë dhe të njoftohen me zhvillimet e kësaj komune dhe me qytetarët e saj.
Po ashtu ajo morri pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës në sheshin që tani e tutje do të bartë emrin e saj. Aziz Zuka