Gjilan

Apelohet për parandalim të zjarreve

 Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të mos ndezin asnjë zjarr fushor sepse përmes këtyre temperaturave të larta ndikohet në shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Jemi të bashkuar të gjithë resorët e Komunës së Gjilanit së bashku edhe me resorët e tjerë të institucioneve lokale dhe me mbështetjen e kryetarit Lutfi Haziri, që të menagjojmë në mënyrën më të mirë të mundshme gjendjen në të cilën ndodhemi. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me ne. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Gjilanit që të mos inicojnë asnjë zjarr. Gjendja në ditët e fundit sa i përket zjarreve është alarmante dhe shumë e keqe, sepse kemi zjarre aktive me të cilat janë duke u marrë shërbimi i zjarrëfikësve. Falënderojmë kryetarin Haziri, që përmes vendimit tjetër të nxjerrë, do të shpërblej të gjithë ata që dëshmojnë me fakte për personat që i lajmërojnë si inicues të zjarreve”, ka thënë drejtor Kadriu.

Ai ka pohuar se ardhja e bashkatdhetarëve dhe ngarkimi i komunikacionit me vetura do të krijoj vonesa në intervenimin me kohë të shërbimit të zjarrëfikësve.

“24 orë jemi në shërbim. Po punojmë që të mos kemi dëmtimin e pyjeve, pronës publike dhe mbi të gjitha të jetës së njerëzve. Andaj kërkojmë vigjilencë maksimale që të tejkalojmë pa dëme këtë periudhë me temperature shumë të larta”, ka thënë ai mes tjerash.

You Might Also Like