
Një ndejë fantastike me atmosferë miqësore pata me një grup motorristësh zviceranë që ndër vite vijnë për vizitë në qytetin tonë.
Ishte kënaqësi t’i pres dhe t’iu tregoj për bukuritë e qytetit tonë dhe për energjinë që Gjilani e përcjell në çdo rrugë.

Sot, bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodrën dhe Erza Kqikun, takuam të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi dhe të bisedojmë për qytetin tonë me ata që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim.
Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë.

Gjatë ditës vizitova një tjetër biznes lokal të qytetit tonë – Atik Home, me pronar Rejhan Daku.
Bashkë me kandidatin për asamble, Enver Haziri, patëm kënaqësinë të vizitojmë nga afër këtë biznes, i cili merret me prodhimin e tavolinave dhe komodave prej druri.
Biznese si “Atik Home” na frymëzojnë dhe e bëjnë Gjilanin qytet të punës, zhvillimit dhe dinjitetit.
