Zgjedhjet Lokale 2025

VV në fushatë

Së bashku me Shpend Nuhiun, kandidatin tonë për Asamble, u takuam me familjare dhe mike të shumta, me të cilat biseduam për zhvillimin e qytetit dhe rolin e rëndësishëm të grave në këtë proces.
Gjatë takimit, shpalosëm programin tonë qeverisës dhe i njoftuam për mbështetjen e madhe që do ta kenë gratë edhe në mandatin e ardhshëm.
Për herë të parë pas luftës, gjatë qeverisjes sonë, shërbimi i mamografisë po ofrohet falas — një arritje e rëndësishme që tregon përkushtimin tonë për kujdesin ndaj grave dhe për barazinë në qasjen ndaj shërbimeve publike.
Në takim mori pjesë edhe deputetja Arijeta Rexhepi.
Bashkë me kandidatin tonë për Asamble, Bajram Isufi, vizituam Kujtim Feratin në fshatin Isufaj.
E falënderojmë për mikpritjen e ngrohtë në konakun e familjes së tij.
Në çdo fshat e në qytet po gjejmë mbështetje të madhe, sepse të gjithë jemi të bashkuar në rrugën tonë të përbashkët për zhvillim e drejtësi.
Kthim prapa nuk ka — vazhdojmë bashkë!
Liqeni i Livoqit, njëra nga bukuritë e mëdha të komunës sonë, gjithherë na ka bërë bashkë.
Bashkë me kandidatët për Asamble, Bajram Isufi dhe Hekuran Rapuca, si dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabanin, takuam Shoqatën e Peshkatarëve, me të cilët biseduam për rëndësinë e investimeve që komuna ka bërë këtu.
Shtegu i ecjes, qasja më e lehtë drejt liqenit, pastrimi i zonës bashkë me aktivistë e qytetarë, e së shpejti edhe ndriçimi dhe kamerat, do ta transformojnë këtë zonë.
Do të vazhdojmë ta ruajmë Liqenin e Livoqit, që të mbetet gjithmonë vend i bukur, i pastër dhe i dashur për qytetarët tanë.

You Might Also Like