Në kuadër të Sportit Shkollor janë mbajtur garat shkollore rajonale në kuadër të Shkollave Fillore të Mesme të Ulta në hendboll. Në këto gara, të cilat janë mbajtur në Kamenicë, SHFMU “Musa Zajmi” është kampione rajonale në hendboll ndër meshkuj, ngase në finale kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre nga SHFMU “Abdullah Krashnica” nga Kamenica me rezultat 3:2.
Është ky edhe një sukses I kësaj vatre të diturisë dhe e mësimdhënësve të Kulturës Fizike dhe Sportit, Basri Dërmaku dhe Arsim Balaj, të cilët falë punës dhe angazhimit të tyre dhe përkrahjes që po e gjejnë nga drejtoria e shkollës në krye me drejtorin Ramadan Dërmaku po arrijnë suksese të mëdha.
Kjo shkollë do të përfaqësojë Rajonin e Gjilanit në gara republikane dhe pritet që të arrijë suksese edhe në këto gara.
Kupa ekipit kampion i është ndarë nga kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj. /kryelajmi.com/.





