Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një trajnim për Edukimin Medial, kanë marrë pjesë 37 nxënës, të cilët kanë thelluar njohuritë e tyre për informimin, por edhe dezinforimiet, me theks të veçantë se si të mbrohemi nga to në botën e vërshuar nga informacionet që vijnë nga shumë anë.
Trajnimi ka qenë njëditor i mbajtur nga Organizata Action for Democratic Society (ADS) / hibrid.info, anëtare e UNESCO Media and Information Literacy Alliance, në trajnimin që kishte të bëjë me Edukimin Medial.
Ky trajnim është mbajtur në dy sesione, për mësimdhënës dhe nxënës e programi ka qenë i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon t’u ofrojë nxënësve aftësi praktike, kritike dhe digjitale përmes trajnimeve interaktive dhe të strukturuara.
Trajnimi kishte të bëjë me zhvillimin e aftësive bazë të edukimit medial dhe mendimit kritik e që kishte të bëjë me Identifikimin e keqinformimit dhe dezinformimit; Kuptimin e paragjykimeve mediatike dhe Përdorimin e përgjegjshëm të përmbajtjes digjitale./kryelajmi.com/.



