Gjilan, 26 dhjetor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.12.2025 – 25.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë (1397) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e shtatë (27) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!



