Sot, në një seancë të jashtëzakonshme dhe në kushte edhe më të jashtëzakonshme (26 vite pas luftës, takimin e mbajtëm në korridorin e shkollës, me qytetarë që hynin e dilnin si në treg), u miratua buxheti i Komunës sonë në vlerë prej 42 milionë euro.
Me këtë rast, grupi ynë nga PDK-ja dha propozimet dhe vërejtjet e veta, ku një pjesë e tyre u futën në projektbuxhet nga ana e Kuvendit si të domosdoshme. Vështirë se do të realizohet diçka; megjithatë, ne si grup e votuam buxhetin për t’ua hequr nga gjuha justifikimin se opozita po e pengon punën. Tash buxheti u votua, mbetet të shihet nëse do të bëhet ndonjë punë e hajrit.
Ne mbesim skeptikë, sidomos kur shihen zero mjete të parapara për shëndetësi dhe vetëm 2.46 për arsim, ndërkohë që komuna është e zhytur në borxhe deri në fyt. Me këtë keqplanifikim të buxhetit, shtrohet pyetja se si do të zhvillohet Komuna jonë dhe si do të ndihmohen qytetarët.




