Është histori e madhe, historia e varreve të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha në Gjilan!
Në Janar të vitit 1984, para 42 viteve, ishin hapur dy varre për varrimin e Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha!

Por UDB-a e bëri të pamundur varrimin e përbashkët, afër njëri tjetrit të Heronjëve të Kombit!
Pas kësaj pengese që e nxorri pushteti antishqiptar e pushtues serb, atëherë u mbyll njëri varr dhe u hap në një vend tjetër!
U hap varri i ri afër rrugës se varrezave përballë shkollës Abaz Ajeti në Gjilan, dhe pas hapjes së varrit të ri, dilemën se cili ku të varrosej e ka zgjidhur me ndërhyrjen e Tij autoritative Babai i Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Axha Mehmet, dhe ka vendosur që përskaj rrugës të varrosej Heroi i Kombit Nuhi Berisha!
Ndërhyerja e Babait të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, plakut të madh e të lavdishëm Axhes Mehmet Malaj, ishte historike, vendosi se te varri për skaj rrugës, të varroset Nuhi Berisha, e brenda në varreza, të varrosej Rexhep Malaj!
Më 18 Maj 1998 në Gjilan u varros Axha Mehmet, i cili e kishte lënë porosi, që të varrosej afër varrit të bashkëluftëtarit të djalit të Tij Rexhepit, afër Heroit të Kombit Nuhi Berisha!
Kjo është historia e madhe e varrit historik të plakut lavdimadh, Axhes Mehmet Malaj!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Janar 2026!





