Kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, nuk ia ka dalë që të përsëris suksesin e javës së kaluar, kur duke drejtuar ekipin e tij kishte arkëtuar tri pikë në ballafaqim me Besën e Pejës. Me një kundërshtar tjetër, gjithsesi më të fortë, Fernoniklin nga Drenasi, Gjilani nxori vetëm një pikë.
“Ndeshja barazoi 1:1 dhe deshëm apo jo, barazimi është epilog real. Patëm një pjesë të parë shumë të mirë, me tempo të mirë, kurse pjesa e dytë ishte e kushtëzuar me kartonët që i morëm në pjesën e parë. Lojtarët tanë nuk mundën të vazhdojnë me presingun e pjesës së parë, sepse shumë lehtë do të mund të merrnin edhe kartonë të tjerë. I përgëzoj djemtë e mi për lojën, për angazhim e vetmohim e gjërat tjera ne jemi të pafuqishëm, ngase për një rast të diskutueshëm disa herë e thirra gjyqtarin tek vija, por ai nuk e pa të udhës të m’i kushtoj pesë sekonda. Në krejt botën gjyqtarët komunikojnë me trajnerë e lojtarë e këtu është bërë si komandë në ushtri”, ka thënë Arbnor Morina./kryelajmi.com/.