Postim i kryetarit Alban Hyseni:
Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, një investim me vlerë 3.3 milionë euro, që do të ofrojë kushte moderne mësimore dhe praktike për nxënësit nga Anamorava, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe më gjerë.
Shkolla e re do të pajiset me të gjitha standardet bashkëkohore për procesin mësimor dhe laboratorik, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për edukimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit profesional dhe përmirësimit të kushteve për nxënësit, duke e forcuar Gjilanin si qendër edukative rajonale në fushën e mjekësisë.





