Drita në fushë të vet është mposhtur nga Llapi në kuadër të Kupës së Kosovës në Futboll. Kjo humbje e Dritës, kampione aktuale e Kosovës në futboll mund të quhet befasi, pasi që u mposhtën në fushë të vet nga Llapi me rezultat 1:2.
I pari për llapjanët ka shënuar Arbnor Ramadani që hapi serinë e golave me një gol të mrekullueshëm në minutën e 17-të.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e në pjesën e dytë Muhamet Hyseni u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 0-2. Drita zbuti rezultatin me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi, i cili shënoi nga penalltia për 1-2.
Tashti, Drita mbetet në luftë për titull në kampionat, derisa edhe në garat e Europa Conference League do të përballet me ekipin Celje nga Sllovenia. /kryelajmi.com/.




