Në kuadër të fushatës së 21 Marsit “Një kartolinë për ty”, nxënësit tanë nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” mbështetën qendrën për fëmijët me sindromën Down, duke dhënë një shembull të bukur solidariteti dhe humanizmi. Nga kjo vizitë morëm kartolina të punuara me shumë dashuri – kujtime të çmuara që do t’i ruajmë me zemër. Falënderojmë nxënësit për zemërgjerësinë dhe kontributin e tyre, si dhe profesorët për përkrahjen dhe angazhimin. Së bashku po ndërtojmë një shoqëri më të ndjeshme dhe më gjithëpërfshirëse.






