AIFFEISEN SUPERLIGA A – FEMRAT
Xhiro 16
Prishtina ‘75 0-3 Drita
20-25, 22-25, 19-25
Drita ka regjistruar fitore të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Prishtina 75 me rezultat të pastër 3-0 në kuadër të xhiros së 16-të të Raiffeisen Superligës A.
Gjilanaset kontrolluan ritmin e ndeshjes në të tre setet, duke u treguar më të qëndrueshme në momentet vendimtare dhe duke mos lejuar rikthim të vendasve.
Me këtë triumf, Drita vazhdon të konsolidojë pozitën në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Prishtina 75 ben hap prapa në luftë për një vend në zonën e play-off-it.





