Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, do të mbahet në Gjilan nga 24 marsi deri më 28.
Ky edicion mbahet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Instituti Francez, Ambasadën e Belgjikës, atë të Zvicrës dhe Luksemburgut.
Aktivitetet nisin me 24 mars në orën 20:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Kjo ngjarje tradicionale do të shënojë fillimin e një jave të mbushur me aktivitete të pasura kulturore, muzikore dhe edukative.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se: Komuna e Gjilanit, këtë vit ka nderin të jetë “Kryeqyteti i Frankofonisë në Kosovë”, në kuadër të edicionit të XXVI të “Javës së Frankofonisë”.
“Ky aktivitet kulturor, që organizohet në Kosovë në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët frankofonë, shënon festimin e gjuhës frënge dhe kulturës së vendeve frankofone”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori i Kulturës, theksoi se në këtë kuadër, gjatë kësaj jave në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative që promovojnë kulturën frankofone dhe dialogun ndërkulturor.
“Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të mbështesë aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfshirjen e të rinjve në jetën kulturore të qytetit”, tha Zeqiri.
Drejtori i Kulturës, fton qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve të “Javës së Frankofonisë dhe të ndiqni programin e plotë të publikuar.




