Gjilan

Në Gjilan është hapur zyra për të huaj

Kjo zyrë u mundëson qytetarëve të Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit të cilët vendbanimin e kanë në Anomoravë, si dhe nga pjesë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në trekëndëshin kufitar, të aplikojnë për lejeqëndrim në Gjilan.
Zyra është hapur në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Kjo zyrë është jashtëzakonisht e mirëpritur nga qytetarët sepse për tri vite me radhë, nuk kemi lënë derë pa trokitur për hapjen e saj.
Andaj, hapja e kësaj zyre do të jetë një ndihmë shumë e madhe për qytetarët e Luginës, si në aspektin kohor, ashtu edhe në atë ekonomik.

You Might Also Like