Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë shpallur kampione rajonale në futsall në ndeshjet që sot janë zhvilluar në Kamenicë.
Të udhëhequra nga profesori I Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala, vashat gjilanase mundën bashkëmoshtaret e tyre nga Kamenica me rezultat të thellë 9:1 e më pas edhe ato të Vitisë me rezultat 4:2.
Me një lojë të ndërtuar mirë nga kryetrajneri Blerim Shala, gjimnazistet gjilanase janë treguar tejet efikase, duke tundur portat 13 herë në dy ndeshje.
Shala u ka dhënë besimin lojtareve Adea Mustafa, Ema Maliqi, Medina Ramadani, Fatime Zymeri, Besa Aliu, Enea Isufi, Bora Shurdhani, Leona Maloku, Agnesa Bislimi dhe Alea Syla.
Në këto gara, pjesëmarrëse ishin shkollat nga komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.
Rezultatet e arritura :
Shkollat e mesme të ulëta
Vajzat:
Vendi i I- Shfmu,,Selami Hallaqi” Gjilan
Vendi i II-Shfmu ,,Dëshmorët e Lubishtës” Viti
Vendi i III-Shfmu,,Sadri Misini” Kamenicë
Djemtë
Vendi i I-Shfmu,,Metush Krasniqi” Kamenicë
Vendi i II-Shfmu ,,Thimi Mitko” Gjilan
Vendi i III-Shfmu,,Bafti Haxhiu” Viti
Shkollat e mesme të larta
Vajzat
Vendi i I- Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “ Gjilan
Vendi i II-Shml,,Kuvendi i Lezhës”Viti
Vendi i III-Shml,,Sejdi Kryeziu”
Djemtë
Vendi i I -Shml,,Kuvendi i Lezhës” Viti
Vendi i II -Shml,,Andrea Durrsaku”Kamenicë
Vendi i III -Shml,,Zenel Hajdini” Gjilan
Ishte kjo gara e parafundit regjionale për vitin garues 2025/2026 ku u shfaqen lojëra shumë të forta .





