Sot prita në takim bashkëqytetarin tonë, Faton Tahirin, i cili me një akt heroik e të jashtëzakonshëm shpëtoi pak ditë më parë jetën e një gruaje që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit.
Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë edhe jetën e tij në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit i ndava Mirënjohje për trimërinë e treguar.
Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira.
Mirënjohje dhe respekt i pafund!



