Gjilan

Për siguri për banorët e mbrojtje nga vërshimet, Komuna e Gjilanit hap kanalin kullues tek çezma e fshatit Kufcë e Poshtme, në gjatësi prej 300 metra

Gjilan, 17 nëntor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Komuna ka hapur kanalin kullues tek çezma në Kufcë të Poshtme, për të krijuar siguri për banorët e mbojtje nga vërshimet.

“Për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, këto ditë kemi bërë hapjen e kanalit kullues tek çezma e fshatit Kufcë e Poshtme rreth 300m gjatësi dhe zhbllokimin e rrjedhës së lumit Stanishor nga mbeturinat në lagjen Porodin”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka bërë të ditur, po ashtu, se me kërkesë të banorëve Komuna ka trajtuar me zhavor edhe rrugën në lagjen “Komandant Rebeli”.

“Po punojmë pa ndalë!”, ka thënë kryetari i Gjilanit. ​

You Might Also Like