Shëndeti

Donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti

Sot QKMF në Viti ka pranuar një donacion të rëndësishëm për shërbimet e urgjencës primare falë bashkëpunimit me Shoqatën”Zentrum Parandalo” dhe Xhaminë “Shtëpia e Paqes” në Cyrih të Zvicrës.
Ky donacion do të kontribon në rritjen e cilësisë së trajtimit, lehtësimin e punës profesionale të stafit shëndetësor dhe ofrimin e kujdesit më efikas dhe më të sigurt për pacientët tanë, sidomos në rastet e traumave dhe aksidenteve të ndryshme.
Donacioni përfshin 20 bartëse për pacientë të lënduar, te cilat do të jenë pjesë e shërbimit të urgjencës primare, QMF në Pozheran dhe autoambulancave.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli Halili shprehu mirënjohjen e thellë për donatorët Xhamia “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqata “Parandalo” me seli në Cyrih (Zvicër), për mbështetjen dhe kontributin e tyre në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Vitisë, me ç’rast në emër të institucioneve komunale ndau nga një mirënjohje si shenjë falënderimi për donacionin e dhënë.
Përndryshe, QKMF në Viti edhe në të kaluarën ka bashkëpunuar me Shoqatën “Parandalo” me aktivitete vetëdijësuese në komunitet.

You Might Also Like