Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani në epërsi ndaj Prishtinës së Re

Gjilani dhe Prishtina e Re janë përballur në ndeshjen e fundit të këtij kampionati edhe atë me synime që asnjëra nuk i kishte paraparë e as nuk i kishte pritur.

Gjilani që në fillim të kampionatit kishte synuar Evropën, në fund u desh të luftojë për t’i ikur barazhit, derisa Prishtina e re që mirë e kishte nisur kampionatin, kah fundi herët është përshëndetur nga elita e futbollit kosovar, duke ngelur e fundit në tabelë dhe vitin e ardhshëm do të jetë në rang më të ultë të garave.

Në ndeshjen e fundit në Superligë, Prishtina e Re e ka dominuar Gjilanin në fillim të ndeshjes dhe në minutën 18 ia ka dalë të shënojë nëpërmjet Rushitit, i cili nga një pozitë ballore qëlloi këndin e pambrojtur të Kolajt për rezultatin 0:1.

Kryeqytetasit patën edhe raste të tjera të mira shënimi, por falë portierit Kolaj dhe pasaktësisë së sulmuesëve të saj rrjeta e Gjilanit ngeli e paprekur.

Në ndërkohë, Gjilani është kthyer pas një tollovie brenda zonës, kur kishte një rrëmujë nga e cila më së keqi pësoi portieri i Prishtinës së Re, Biqkaj, i cili me lëndime në pjesën e gojës është dashur të bartet në spital e pas shikimit të sistemit VAR u pa se aty pati shtyrje nga bashkëlojtërat e tij andaj u dha penalti për Gjilanin. Krejt kjo ndodhi në minutën 41 dhe kapiteni Armend Thaqi mori përsipër të gjuaj nga pika e bardhë dhe si rëndom ishte tejet i saktë për të barazuar.

Në kohën  shtesë Blerind Morina me një gol spektakolar nga largësia ka shtangur portierin Morales, ngase fillimisht ka qëlluar pingulën e më pas topi është p[përplasur në rrjetë për të të mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like