Dikur ishte një kënd i zakonshëm shkolle, por me nismën e Klubit të Psikologjisë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, respektivisht psikologes së shkollës Kaltrina Jetishi dhe profesoreshës së psikologjisë Festa Demiri u krijua këndi i leximit, një hapësirë e veçantë brenda shkollës e dedikuar për lexim, qetësi dhe relaksim.

Në realizimin e këtij këndi kontribuuan me kreativitetin dhe talentin e tyre nxënëset e klasave të njëmbëdhjeta, Agnesa Dauti dhe Sabile Muji, të cilat me vizatimet e tyre e zbukuruan dhe i dhanë jetë këtij ambienti.


Qëllimi i këtij këndi është t’u ofrojë nxënësve një hapësirë të ngrohtë dhe të qetë, ku gjatë pushimeve mund të lexojnë , të relaksohen dhe të kalojnë kohë cilësore në një ambient frymëzues.
Për librat është kujdesur profesori Enver Sadiku, këshilltar për karrierë në shkollë, i cili për këtë qëllim ka dhuruar mbi 100 libra.
Lexo, ëndërro, mëso!





