Derbi Drita – Gjilani, që i përket xhiros së gjashtë në kampionatin 2026/2027 do të luhet të dielen më 13 shtator në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Kjo do të jetë hera e parë që ky derbi luhet natën në Gjilan.
Mirëpo, këto dy skuadra më herët ishin takuar në një derbi që është luajtur nën dritën e reflektorëve, e cila është luajtur në Stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë, më datë 07 prill 2019, derbi ky që ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Në atë ndeshje, të dy ekipet kishin ngelur me nga një lojtar më pak në fushë. Ekipi që drejtohej atëkohë nga Gentijan Mezani, me një lojtar më pak kishte mbetur që nga minuta 16, kur Ansi Lila ishte ndëshkuar me karton të kuq. Epërsi në fushë e ekipit të Dritës, që drejtohej nga kryetrajneri i tanishëm Ardian Nuhiu nuk zgjati shumë ngase, me karton të kuq është ndëshkuar Haxhi Neziraj në minutën 45.
Nga lojtarët që tashmë luajnë në njërin nga këto dy ekipe i pranishëm ishte vetëm Ardian Limani, që atëherë luante te Drita e tashti është pjesë e Gjilanit./kryelajmi.com/.
Burimi: Dr. Enver Sadiku – ,,Derbi Drita – Gjilani 1995 – 2025,,




